Tirana e përgjysmuar, mungesat janë makthi i Memës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 19:00

Tirana e përgjysmuar, mungesat janë makthi i Memës

Tirana vazhdon stërvitjen, por e përgjysmuar. Në fushën e stërvitjes mungojnë disa nga lojtarët që më parë kanë qenë titullarë. Dejan Blazhevski vazhdon i dëmtuar dhe dje pasdite nuk ka qenë në stërvitje. Edhe Namdi Oduamadi është në të njëjtën situatë, i dëmtuar dhe ndoshta e ka mbyllur sezonin me Tiranën.

tirana

Shpëtim Moçka dje nuk është stërvitur me grupin, por ka bërë vrapime rreth fushës së “Skënder Halilit”. Edhe Dorian Kërçiku nuk është stërvitur me grupin. Gjithsesi, mbrojtësi ka ditët e fundit të pushimeve të detyruara. Shumë shpejt do të jetë pjesë e grupit dhe mund të jetë i gatshëm që në sfidën me Skënderbeun për Ardian Memën. Kujtojmë që Kërçiku mungon prej javësh në ekipin e parë, pas një dëmtimi në pulpë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"