Tirana “e gjymtuar” në derbi, Daja ironi me të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2016 | 10:07

Tirana “e gjymtuar” në derbi, Daja ironi me të kuqtë

Tirana do të jetë “e gjymtuar” në derbi. Veç Karanit që ndodhet në Serbi dhe Muzakës që ka dëmtuar shpatullën, bardheblutë humbasin edhe Malajn me Kërçikun prej kartonëve.

Trajneri i Tiranes, Ilir Daja, gjate ndeshjes se futbollit, Tirana-Skenderbeu i Korces, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Selman Stermasi, ne Tirane.	/r/n/r/nTirana's coach Ilir Daja during the Albanian Super League football match Tirana vs Skenderbeu of Korca, 0-0 at the "Selman Stermasi" stadium in Tirana.

“Meritonim më shumë sot (dje). E zotëruam topin, ishim më shpesh në zona të rrezikshme të kundërshtarit dhe krijuam disa raste. Por, ky është futbolli. Fati nuk ishte me ne. Në fakt erdhëm me synimin e vetëm për të marrë maksimumin, pasi një pikë nuk është se na bën ndonjë punë. Çdo ndeshje që kalon dhe nuk rikuperohet distanca e 4 pikëve, është një minus i madh për ne. Por, edhe nëse do të kishim fituar në Durrës, do të thosha që sërish 4 ndeshjet e mbetura janë si finale. Pastaj kontingjenti, sikundër e dini, është tej mase i limituar dhe kështu do të vijojmë me derbin”, tha fillimisht Daja për “Supersport”.

Më tej, ai komentoi edhe sulmin, që prej tri javësh nuk shënon.

“Statistikat janë të tilla, por në ndeshjet e fundit kemi krijuar shumë situata goli. Pra ekipi nuk ka qëndruar në mbrojtje. Por po të finalizonim, sot (dje) do të ishim në pozita të tjera edhe në renditje.

E ardhmja?

Të kalojë një herë ky sezon, më pas do të flasim për objektivat. Por kryesorja është që në këto 4 ndeshje ne të marrim maksimumin. Do të bëjmë gjithçka për të arritur objektivin, edhe pse është e vështirë. Megjithatë, asgjë nuk është e pamundur”, u shpreh tekniku. Kur pyetet për derbin, Daja nuk shmang ironinë, teksa thotë:

“Në CV-në time nuk shkruhet se sa derbi kam fituar, por titujt që kam marrë. Derbi sigurisht që do të luhet për tifozët, por duhet të bëjmë edhe bilancin e mungesave, që shtohet Kërçiku dhe Malaj. Ndaj vështirësohen më shumë gjërat. Pastaj, Partizani se çka një taktikë këto kohët e fundit që futet shumë i qetë në derbi. Atë s’e kam gjetur akoma”.

Në përfundim, ai u jep të drejtë tifozëve që janë të mërzitur dhe u premton maksimumin në derbi.

“Tifozët kanë të drejtë, çfarëdo që të ndodhë, pasi futbolli për ata luhet. Ne do bëjmë maksimumin në derbi vetëm për ata, edhe me 18-vjeçarët që do kemi pjesë të formacionit. Do ta luftojmë që ata të shijojnë fitoren”, përfundoi Daja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"