Tirana e dyta e merkatos për shitje lojtarësh, Skënderbeu i pakapshëm. Ja 10 transferimet më të shtrenjta në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 23:59

Tirana e dyta e merkatos për shitje lojtarësh, Skënderbeu i pakapshëm. Ja 10 transferimet më të shtrenjta në Superiore

Tirana është skuadra më e çuditshme në botë. Mund të mos ketë stafin që punon te Partizani, apo mënyrën e Skënderbeut vite më parë, por është një nga skuadrat më të suksesshme në shitjen e lojtarëve. Në fakt, falë akademisë apo futbollistëve cilësorë, tri ditë më parë shiti Ernest Muçin për 650 mijë euro.

TRANSFERIMET

Me të njëjtën shifër ia doli në 2017-ën të mbyllte operacionin Mervejl, apo Kobinën me 150 mijë euro. Pra, vetëm me tri lëvizje në pak vite Tirana ka marrë(akoma jo të plota) 1.45 milionë euro.

Potencialisht ka edhe rreth 1 milion euro për të marrë, pasi Ismajlgeci dhe Çelhaka kërkohen nga gjysma e Europës. Në ndryshim nga bardheblutë, për shembull Partizani shitjen më të madhe ka Lorenc Trashin me 250 mijë apo Ramadanin 200 mijë euro. Sigurisht, Skënderbeu është i paarritshëm, me më shumë se 4.5 milionë euro shitje gjatë viteve të fundit.

Me shitjen e Cikalleshit, Bakajt e Gurit, Kukësi i është afruar milionëshit. Teuta gjithashtu ka kaluar gjysmën e milionëshit euro, ashtu si Laçi, i cili me Uzunin Domgjonin dhe Xhejmsin këto vitet e fundit i kanë kaluar 500 mijë eurot.

10 TRANSFERIMET NË SUPERIORE:

PITER OLAINKA  Skënderbeu 1100000

LIRIDON LATIFI Skënderbeu 1000000

KRISTAL ABAZAJ Skënderbeu 750000

SINDRIT GURI Kukësi 710000

ERNEST MUÇI Tirana 650000

MERVEJL NDOKIT Tirana 650000

BERNARD BERISHA Skënderbeu 600000

FIDAN ALITI Skënderbeu 375000

MYRTO UZUNI Laçi 350000

XHEJMS ADENIJ Skënderbeu 350000

AGIM ZEKA Skënderbeu 300000

Edhe Luftëtari që tani nuk ekziston më, për aq vite sa luajti në Superiore arriti të shiste katër lojtarë dhe të grumbullonte 420 mijë euro. Gjithsesi, duke lënë pas gjithçka dy klubet që mbizotërojnë merkaton janë Skënderbeu dhe Tirana, që kanë sjellë jo pak të ardhura në arkat e tyre, vetëm nga shitja e lojtarëve jashtë apo brenda Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"