Tirana e basketbollit, miqësore për Artur Lekbellon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2017 | 11:12

Tirana e basketbollit, miqësore për Artur Lekbellon

Gjendja kritike e Artur Lekbellos, ish-futbollistit të njohur të Kombëtares shqiptare dhe Tiranës, ka sensibilizuar jo më larg se dje edhe klubin shumësportësh të Tiranës.

lekbello

Një nismë e përbashkët e klubit të Tiranës në basketboll për meshkuj dhe grupimi “Tirona Fanatics” do të mundësojë zhvillimin e një ndeshjeje miqësore mbrëmjen e së martës në orën 18:00 në sallën sportive “Farie Hoti” me skuadrën tjetër kryeqytetase të Ardhmëria Basket. Lajmi konfirmohet për gazetën “Panorama Sport” nga menaxheri i përgjithshëm i kampiones së këtij sezoni, Anxhelo Koleka.

tirona

Sipas tij, bileta do të kushtojë 300 lekë dhe të gjitha të ardhurat e grumbulluara nga kjo miqësore do të shkojnë në shërbim të kurimit të Lekbellos. Gjatë ditëve të fundit ka pasur një sensibilizim të madh në Greqi sa u përket problemeve shëndetësore të Lekbellos, i cili, për tetë sezone, luajti me fanellën e Arisit të Selanikut. Mediat në shtetin fqinj prej ditësh po raportojnë për sëmundjen e Lekbellos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"