Tirana e afroi me bujë në verë, mesfushori stërvitet tek U-21. Batha lë “gropë”, ja situata te bardheblutë para Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 13:28

Tirana e afroi me bujë në verë, mesfushori stërvitet tek U-21. Batha lë “gropë”, ja situata te bardheblutë para Laçit

Tirana duhet të mendojë menjëherë për përballjen e radhës ndaj Laçit. E teksa humbja në derbi djeg shumë te bardheblutë, ka disa çështje që duhen zgjidhur. Më emergjente është ajo e formacionit se cili do të mbulojë lënien e vendit bosh nga kapiteni Batha pas të kuqit.

celhaka batha

Alternativa që i kanë bërë deri më tani janë Vrapi dhe Toli, duke qenë se Çelhaka është stërvitur me grupin, por ka disa muaj jashtë, ashtu si edhe Kale që vjen pas dëmtimeve të gjata.

Një alternativë tjetër e marrë për mesfushën që në fillim është Giamfi, mirëpo ky i fundit është duke u stërvitur me skuadrën U-21 dhe shpesh edhe me seanca veçmas grupit, duke bërë terapi dhe vrapime rreth fushës, njësoj si edhe Sulej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"