Tirana duhet të mendojë dhe pas sfidës me Vllazninë, 4 futbollistë bardheblu kërcënohen nga…kartonat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 17:21

Tirana duhet të mendojë dhe pas sfidës me Vllazninë, 4 futbollistë bardheblu kërcënohen nga…kartonat

Janë disa lojtarë, të cilët rrezikojnë të mos luajnë sfidën pasardhëse me Vllazninë. Duke filluar që nga kapiteni Idriz Batha, më pas Grent Halili, Agustin Torasa, Jurgen Vrapi, të gjithë këta lojtarë kanë nga tre kartonë të verdhë. Të gjithë, nëse marrin kartonin e katërt, rrezikojnë të mos luajnë me Bylisin në shtëpi.
Vllaznia-Tirana pikantet
Në fakt, Tirana ka tri ndeshje që mund t’i kalojë. Luan të shtunën në transfertë me Vllazninë që nuk është në formën e vet më të mirë, më pas me Bylisin në shtëpi dhe në fund vjen transferta në Kamzë me Kastriotin. Janë nëntë pikë në lojë që Tirana nuk duhet t’i humbasë, sepse në të kundërt rrezikon shumë pozicionin në klasifikim dhe mund të hyjë si pa dashje në vallen e “play out”-it nëse nuk mund si Bylisin dhe Kastriotin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"