Tirana drejt titullit kampion, ja të gjitha variantet sesi bardheblutë të fitojnë të “25”-ën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 15:27

Tirana drejt titullit kampion, ja të gjitha variantet sesi bardheblutë të fitojnë të “25”-ën

Populli bardheblu është gati për të festuar titullin kampion. Ama fakt është që matematika ka opsione pa fund, edhe pse Tirana mund të triumfojë ndaj Kukësit të hënën. Në lojë janë 15 pikë dhe me një llogari të thjeshtë Tiranës i duhen edhe disa pikë që të jetë kampionia e Shqipërisë.
Tirana goli
TITULLI DIREKT – Nuk ka asnjë dyshim. Tirana e fiton titullin direkt në sfidën me Kukësin, nëse skuadra e mund kundërshtarin me rezultatin 3- 0 e lart. Një shifër e mundur, duke pasur parasysh që Partizanit Tirana i shënoi pesë gola. Me supozimin që Tirana fiton takimin me verilindorët, të gjithë thonë se shpallet kampione, pasi mbeten 4 ndeshje dhe Tirana është 12 pikë përpara. Me pikë të barabarta, shihen përballjet direkte. Tirana ka humbur një sfidë 1-2 dhe një tjetër 1-3 si dhe ka fituar 2-1. Golavarazhi total i bie që jetë 4- 6. Në këto kushte, që të barazojë golavarazhin, Tirana duhet të fitojë me të paktën dy gola diferencë dhe të marrë një pikë në katër ndeshjet e mbetura.
tIRANA-KUKESI
BARAZIMI – Me një pikë ndaj Kukësit, Tirana duhet të menaxhojë 9 pikët e avantazhit që ka me verilindorët. Mjafton që të grumbullojë katër pikë në katër ndeshje dhe shpallet skuadra e sezonit. Një opsion më se i arritshëm, duke pasur parasysh që Tirana luan në shtëpi me Flamurtarin dhe Bylisin si dhe jashtë me Partizanin e Laçin.
Kukesi-Tirana
HUMBJA – Skenari më pak i pëlqyer nga të gjithë. Me një humbje ndaj Kukësit, Tirana duhet të jetë gjithmonë një pikë përpara skuadrës së Shehit dhe në katër ndeshjet e mbetura duhet t’i menaxhojë 6 pikët e avantazhit. Nëse grumbullon 7 pikë në katër ndeshje, shpallet kampione. Sigurisht, llogaritë bëhen që Kukësi t’i fitojë të gjitha takimet deri në fund të kampionatit. Ama të gjitha janë hamendësime, edhe pse te klubi Tirana të gjithë janë me laps në dorë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"