“Tirana do të hermetizohet, protokolle si për vizitën e Bush dhe Papës!”, Veliaj porosi për datën 25 maj: Policia do t’iu kthejë nëse s’keni…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 14:37

“Tirana do të hermetizohet, protokolle si për vizitën e Bush dhe Papës!”, Veliaj porosi për datën 25 maj: Policia do t’iu kthejë nëse s’keni…

Kryebashkiaku i Tiranës ka dhënë porositë e qarta dhe të prera për datën 25 maj, kur është planifikuar të mbahet finalja e Roma-Feyenoord në stadiumin “Air Albania”.

veliaj

Ai tha se asnjë qytetar nga rrethet nuk do të lejohet nga policia të futet në Tiranë atë ditë nëse nuk ka një biletë për të parë ndeshjen apo nuk është pjesë e logjistikës që do merret e organizimet.

“Lutja ime për gjithë qytetarët Shqipërisë nëse s’keni punë në Tiranë atë ditë duke qene se është ditë pushimi e s’do ketë asnjë zyrë të administratës hapur, çdo punë që kishit planifikuar për datën 25 shtyjeni. Mos e merrni rrugën për të ardhur në Tiranë duke qenë se qyteti do zbatojë të njëjtin protokoll që ka zbatuar dhe gjatë vizitës së Presidentit Bush e Papa Françeskut së fundmi, qyteti do të hermetizohet.

Do të thotë nëse nuk keni një biletë për të qenë ditën e ndeshjes s’do kaloni në asnjë prej disa kontrolleve të policisë në një perimetër jo vetëm të unazës së vogël por në akset e autostradat që hyjnë në Tiranë si ato që vijnë nga Elbasani e Durrësi.

Mos e merrni mundimin se do ju shkojë dita kot e do ktheheni mbrapsht nga posto-blloku nëse s’do keni një biletë”.

Ndërsa për qytetarët e Tiranës “ftesa është për të lëvizur në këmbë me biçikleta, transporti publik do funksionoj, edhe për ta do jetë ditë pushimi ndaj s’ka asnjë arsye pse të shtojmë vara-vingot në Tiranë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"