“Tirana do ta ketë të vështirë ndaj Kastriotit, duhen vetëm tre pikët”, Shehi: VAR-i? Zvogëlon gabimet, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 12:23

“Tirana do ta ketë të vështirë ndaj Kastriotit, duhen vetëm tre pikët”, Shehi: VAR-i? Zvogëlon gabimet, por…

Në prag të sfidës së nesërme ndaj Kastriotit, në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës, të vlefshme për javën e tretë të edicionit të ri të Kategorisë Superiore, përpara mediave ka folur trajneri i Tiranës, Orges Shehi i cili ka analizuar këtë takim:

Orges Shehi

Ndeshja ndaj Kastriotit – “Kampionati është një maratonë e gjatë dhe futbolli i ka të treja rezultatet. Kemi ndeshjen e radhës që e kemi me Kastriotin dhe është ndeshje e vështirë, por duhet të përqendrohemi tek ndeshja e nesërme.”

Gjendja e skuadrës – “Gjendja e grupit është e mirë edhe pse një pjesë e skuadrës nuk u aktivizua në Kupë kishte hapësira për të tjerë.”

Atmosfera – “Atmosfera është e mirë për transfertën e nesërme. Është java e tretë dhe kundërshtari kërkon të marri pikë sepse është në fundin e tabelës, është një kundërshtar agresiv në fushën e vet.”

Statistikat e Kastriotit – Statistika e tyre është e javëve të para, ne na pret një ndeshje e vështirë që duan të marrin pikët njësoj si ne. Çdo skuadër do të futet në fushë për të dhënë maksimumin, mendoj që nuk duhet të nisemi për nga cilësia e lojtarëve ose nga përbërja e tyre që na del përballë faktit me skuadra që nuk janë favorite, por futbolli është një sport që na ka treguar që kush nuk jep maksimumin diferencat zvogëlohen dhe bëhen të barabarte.”

Ndeshjet e lehta në letër – “Futbolli është provim, javë pas jave vihesh përballë skuadrave kushdo qofshin ato duhen tre pikët. Mendoj që ndeshjet që janë në letër duken më të lehta bëhen më të vështira. Kështu është shorti këtë javë përballesh me Kastriotin dhe javës tjetër me Laçin, janë kundërshtar që duhet vlerësim dhe nuk duhet të nisemi se kush është përpara janë tre pikë që duhen.”

Pësimi i golave – “Duhet të jemi më agresiv dhe të kujdesshëm për minutat që shënojmë, sepse minutat duhet t’i kthejmë në favorin tonë, që mos të jemi të butë që kundërshtari të na barazojë dhe që të hedhim poshtë të gjithë mundin që bëmë.”

VAR-i – “Nuk është se kam koment për dizenjatorin e arbitrave. VAR-i na ndihmon shumë në futboll, i zvogëlon gabimet. Edhe ata që janë në VAR njerëz janë, gabojnë, por nuk duhet të merremi me atë që shkoi, por të shohim për atë që duhet të bëjmë nesër.

Zëvendësuesi i Çelhakës – “Lojtarë si Çelhaka sidomos që të largohen në moment të fundit, e vendos stafin teknik në vështirësi që t’i zëvendësosh sepse nuk është e lehtë që të zëvendësosh lojtarë të tillë. Ne kemi një grup lojtarësh që japin maksimumin që duhet të bëjnë sa më mirë që të zëvendësojnë sa më mirë postin e Çelhakës sepse largimi i Çelhakës ishte me peshë.”, përfundoi Orges Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"