Tirana do patjetër lojtarë për prapavijën, ja tri opsionet e bardhebluve për repartin e mbrojtjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 21:53

Tirana do patjetër lojtarë për prapavijën, ja tri opsionet e bardhebluve për repartin e mbrojtjes

Tirana është në kërkim të një mbrojtësi. Në lojë për momentin janë tre lojtarë: Arlind Ajeti, Enea Mihaj dhe Zvonko Çekliç. Tirana duket se do të afrojë vetëm njërin prej tyre.

Collage Maker-25-Jun-2022-08.51-AM

Arlind Ajetit i janë ofruar 20 mijë euro në muaj nga Tirana. Edhe Vllaznia e do, por ende nuk i ka bërë ofertë. Lojtari po pret një ekip në Serinë B, por në lojë është edhe Granada në Spanjë, ku luan Uzuni. Mes palëve ka bisedime, ndërsa mbrojtësi do Europën. E reja është që lojtari është larguar përfundimisht nga Padova.

Arlind Ajeti, 28 vjeç

Arlind Ajeti, 28 vjeç

Enea Mihaj mund të jetë një hyrje e re e dëshirave të Tiranës. Lojtari është pjesë e PAOK-ut dhe e Kombëtares shqiptare. Ka edhe një vit kontratë me grekët, por nuk është se ka luajtur shumë dhe mund të largohet nga Selaniku. Këtë vit ka luajtur 22 takime, në 1665 minuta. Vlera e kartonit është 1 mln euro. Po bëhen përpjekje dhe nëse afrohet, për Tiranën do të ishte goditje e madhe.

Enea Mihaj, 23 vjeç

Enea Mihaj, 23 vjeç

Zvonko Çekliç është mbrojtës. Lojtari luan në dy pozicionet e qendrës ose në mbrojtjen me tre. Ai ka një të mirë, luan me këmbën e majtë dhe është zëvendësues perfekt i Erjon Hoxhallarit për lojën që bën në fushë. Është i gjatë 1.9 metra dhe një futbollist që luan mirë me kokë. Që prej 2017-ës është lojtar i Zetës, ndërsa tani konsiderohet futbollist i lirë. Mosha e re, por edhe të qenët në kombëtaren malazeze bën që lojtari të ketë të ardhme.

Zvonko Çekliç, 23 vjeç

Zvonko Çekliç, 23 vjeç

Shehi do ta shohë me kujdes dhe më pas do të marrë vendimin përfundimtar për të. Gjithsesi, edhe pse do të luajë sot me Fenerbahçen, zor se ai do të jetë pjesë e Tiranës se nuk i ka mbushur mendjen stafit teknik.

Një tjetër plan është edhe mosafrimi i lojtarëve në skuadër. Burime pranë drejtuesve bardheblu bëjnë me dije se nëse nuk gjenden lojtarët e duhur, ndoshta skuadra nuk do të ndryshojë, kjo do të thotë se do të luajë me këtë grup lojtarësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"