Tirana-Dinamo pa mëshirë, ky është derbi i… vërtetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2021 | 14:35

Tirana-Dinamo pa mëshirë, ky është derbi i… vërtetë

Ky i Shqipërisë është një rast unik, sepse jo vetëm që mund të kemi 16 ndeshje derbi në një sezon, por tre të tillë dy klubet më të titulluara në vend si Tirana (25) dhe Dinamo (18) i luajnë radhazi.

shkembi shehi

Po pra, tre derbi radhazi tingëllon bukur, por duke qenë se dy prej tyre janë në Kupë, atëherë nisin “nazet”: Cili është më i rëndësishmi, Kupa apo kampionati? Të rëndësishëm të tre, por ky i sotmi mund të konsiderohet “derbi i vërtetë”.

Jo vetëm sepse në kampionat është një uftë e ethshme për pikë, por ndoshta edhe sepse luhet në fundjavë, luhet në mbrëmje dhe priten edhe më shumë tifozë. Dinamo fitoi me shumë meritë derbin e parë në Kupë ndaj Tiranës të mërkurën, por ka edhe një ndeshje kthimi dhe mund të quhej edhe si raundi i parë.

Në kampionat nuk ka shans tjetër, pikët i merr, i ndan ose i humbet. Humbjet në kampionat janë më të vështira për t’u kapërdirë sesa në një ndeshje të parë të Kupës, ndaj edhe ky i sotmi merr tjetër vlerë për bardheblutë. Mund të jetë shansi për revansh i Tiranës, por mund të jetë edhe konfirmimi i Dinamos si një pretendente serioze në kampionat.

E sigurt është këta që shihni në foto të buzëqeshur dhe të përqafuar, sot do të tentojnë gjithçka për ta fituar derbin.

Po pra, ata, Shehi me Shkëmbin që dikur e bënin historinë bashkë në Korçë dhe në Europë, tani japin gjithçka për ta mundur njëri-tjetrin. Derbi është i pamëshirshëm…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"