“Tirana di dhe të humbasë”, Brdariç: Nuk e kam mendjen te aleancat, ndeshja e fundit na jep vetëbesim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2021 | 17:52

“Tirana di dhe të humbasë”, Brdariç: Nuk e kam mendjen te aleancat, ndeshja e fundit na jep vetëbesim

Sfida Egnatia-Vllaznia që do të luhet nesër në mesdite, do të mbyllë javën e 8-të të “Abissnet Superiores”.

BRDARIC

Shkodranët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mbajtur hapin e kryesuesve, pasi Tirana ka fituar ndjeshëm terren. Në konferencën për shtyp, trajneri Tomas Brdariç analizoi ekipin e tij si dhe foli për rrogozhinasit duke e cilësuar si një skuadër cilësore.

Synimet: “Synimi jonë në çdo ndeshje është të marrim rezultat pozitiv dhe për këtë gjë duhet të jesh gjithmonë i përqendruar. Ne marrim seriozisht çdo kundërshtar, do të përballemi nesër me Egnatia dhe do të jetë një sfidë mjaft e mirë”.

Kampionat i çuditshëm: “Prandaj ne duhet të jemi në një ditë të mirë nesër dhe të shkojmë sipër limitive tona. Çdo kush duhet ta dijë se nesër është një ndeshje e rëndësishme”.

Dëmtimet: “Mendoj se mjekët kanë bërë një punë të mirë këtë javë, përveç Gjurgjevic të gjithë të tjerët do të jenë gati për nesër. Përveç tij të gjithë janë të gatshëm për të luajtur”.

Pikë të barabarta me Egnatian: “Këtu te Vllaznia asnjë nuk është i kënaqur me renditjen dhe e dimë që duhet të përmirësohemi. Në fillim të ndeshjes, baza duhet që të jemi stabël në mbrojtje dhe të luftojmë në çdo duel. Kjo është gjëja kryesore që do të kërkoj nesër, që të jemi të fortë në duele dhe të jemi kompakt në mbrojtje për të mos i lënë hapësira Egnatias për të shënuar”.

Egnatia: “Është një ndeshje kyçe për ne pasi jemi profesionist dhe mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Do të luajmë ndaj Egnatias që ka pikë njësoj si ne, por do të mundohemi të bëjmë diferencën dhe të dalim me 3 pikë nga kjo ndeshje”.

Puna për të përmirësuar gabimet: “Ndeshja e fundit në Kupë do të na japë vetëbesim. Ne analizojmë të gjitha ndeshjet dhe e dimë ku duhet të përmirësohemi e të mos bëjmë gabime të thjeshta. Duhet të punojmë fortë dhe të jemi sa më pozitivë në stërvitje. Dua që ekipi të më japë një sinjal që janë të uritur për të fituar këtë ndeshje dhe gjuha jonë e trupit të jetë sa më e mirë dhe duket që jemi të motivuar për të fituar”.

Objektivat në rast disfate: “Për mua Tirana është një skuadër me forcë të veçantë në Superligë. Ata kanë arritur disa rezultate radhazi, por siç e pamë në Kupë ata edhe humbasin. Për mua e rëndësishme është të ngushtojmë diferencën dhe të marrim pikë”.

I trembeni aleancave duke parë ndeshjet Tirana-Dinamo?: “Të gjitha ekipet kanë aftësitë e tyre të forta dhe do të mundohemi të parandalojnë kundërshtarin, por unë nuk e kam mendjen te aleancat. E kam mendjen që të fitojmë nesër ndaj Egnatias dhe jam shumë i përqendruar aty”, u shpreh Tomas Brdariç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"