Tirana dhe Teuta duan triumfin ditën e sotme, ja formacionet e mundshme të dy skuadrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2020 | 10:30

Tirana dhe Teuta duan triumfin ditën e sotme, ja formacionet e mundshme të dy skuadrave

Teuta do të ndryshojë për ndeshjen e dytë të kampionatit ndaj Tiranws dhe në fushë pritet një 11-sh thuajse tjetër. Edi Martini duket se do të përmbysë rreshtimin e skuadrës. Në pikëpyetje janë disa pozicione në formacionin titullar. Lajmi i kryesor është porta, aty ku Stivi Frashëri do jetë në balotazh me Bobi Çeleskin. Gjithsesi, Edi Martini e sheh maqedonasin në portë të avantazhuar për fanellën e titullarit, por çdo gjë do shihet në seancën e fundit.

teuta tirana

Ndoshta në mungesë të Avdylit në mesfushë, një mes Karabecit dhe Dajës do ta nisë ndeshjen në krah të Aleksit. Sigurisht gjithçka është hipotezë, pasi gjendja e Avdylit mund të përmirësohet deri në ditën e ndeshjes. Problem mbetet krahu i djathtë me Emiliano Vilën që mund ta ketë të pamundur. Edhe dje, Vila nuk ka qenë pjesë e grupit për arsyen e dëmtimit në kokë. Në rast mungese, plani i parë është që të aktivizojë Lorenco Vilën në atë pozicion, ndërsa plani i dytë është spostimi i Bregut majtas, gjë e cila do të hapte edhe një vend në sulm, pozicion për Blerim Krasniqin si sulmues të dytë krah Hebajt.

Tirana më në fund ka afruar disa lojtarë nga të dëmtuarit. Marsel Ismajlgeci është gati për të qenë me ekipin e parë dhe të jetë ën fushën e lojës. Te bardheblutë jashtë vazhdojnë të jenë Çelhaka, Kale e Toshevski të dëmtuar. Ky i fundit madje nuk ishte as në stërvitje. Kthehen nga pezullimi me shumë mundësi, Torasa dhe Batha, për të cilët do të paguhet gjoba që ata të jenë në fushë në takimin e së dielës me Teutën, sfidë që luhet në Pogradec.

formacionet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"