Tirana dhe Shehi në hall për mbrojtës, e shpëton “xholi”… Albano Aleksi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 11:07

Tirana dhe Shehi në hall për mbrojtës, e shpëton “xholi”… Albano Aleksi

Të premten në orën 15:00, Tirana përballet me Laçin në Superiore. Tej problemeve të zakonshme, te Tirana Orges Shehi ka hall formacionin dhe repartin e mbrojtjes. Kështu, në këtë sfidë i mungojnë dy mbrojtës.

ALBANO ALEKSI

Bëhet fjalë për Luajn me të kuq dhe Najdovskin e dëmtuar. Në këto kushte, trajneri do të arnojë formacionin me Bekajn në portë, kurse mbrojtja me Toshevskin dhe Behiratçen.

Në krah të mbrojtësit me ngjyrë, Aleksi që zakonisht e shpëton Shehin. Me tërheqjen e Aleksit pas, i hapet vend Limajt që luan me Kallakun e Deliun. Sulmi po ai me Hasanin, Patrikun dhe Xhixhën. Hila mund të ketë një shans për të qenë titullar në këtë ndeshje, por kjo varet nga Shehi.

ALBANO ALEKSI 2

Nga ana tjetër, Filip Najdovski do të mungojë deri në sfidën me Erzenin, pasi ka një tërheqje dhe po riaftësohet. Huseini është gati për lojë, ashtu si pjesa tjetër e grupit. Gjithsesi, sytë janë tek ai.

Redon Xhixha është mbreti i këtij sezoni, sepse veç golave ka një asist dhe 751 minuta në fushën e lojës. 14 gola shënoi sezonin e shkuar Redon Xhixha me fanellën e Tiranës. Lojtari edhe vjet ishte vendimtar në shumë ndeshje që vendosën titullin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"