Tirana dhe pengesa “Bylis” në Kupë, Laçi: Më mirë të luhej me një ndeshje, mrekulli po të bënim ‘dopietë’ në 100-vjetor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 11:44

Tirana dhe pengesa “Bylis” në Kupë, Laçi: Më mirë të luhej me një ndeshje, mrekulli po të bënim ‘dopietë’ në 100-vjetor

Drejtori sportiv i Tiranës Arbi Laçi deklaroi pas shortit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë se do të jetë një mrekulli nëse bardheblutë fitojnë të dyja trofetë këtë vit jubilar të 100-vjetorit të themelimit të SK Tiranës.
laciiii
Për mediat, zyrtari i 24-herë kampionëve të Shqipërisë u shpreh se do të ishte më mirë që ky raund të zhvillohej me një ndeshje.

“Do të ishte e ngjashme dhe me dy skuadrat e tjera, që kanë ecuri të mirë.. Nuk jemi as të kënaqur, as të mërzitur. Besoj se ishte short i mirë. Ndeshjen e parë e kemi jashtë. Objektivat janë të dyja. Kampionati është objektiv madhor, por dhe kupa. Do të ishte mrekulli ti fitonim të dyja në këtë vit jubilar.

Do  të ishte më mirë me ndeshje teke sepse nuk do të ndikonte fare faktori fushë. Megjithatë, kështu është vendosur nga klubet. Do të luhet kështu dhe do të vazhdojë kështu, le të fitojë më i miri”, deklaroi drejtori sportiv i Tiranës Arbi Laçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"