Tirana dhe Kukësi kërkesë për arbitra të FIFA-s, ja kush pritet të vendos drejtësi në sfidën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2018 | 9:07

Tirana dhe Kukësi kërkesë për arbitra të FIFA-s, ja kush pritet të vendos drejtësi në sfidën e sotme

Që pas ndeshjes me Skënderbeun, gjykimi është bërë një çështje që te Tirana e kanë përmendur edhe publikisht. Së fundmi, vetë trajneri Mema ka deklaruar se në ndeshjet ndaj Kamzës dhe Teutës ka pasur vendime që kanë ndikuar. Për këtë, skuadra kryeqytetase i është drejtuar dje federatës me një kërkesë që në këtë përballje të ketë një arbitër me stemën e FIFA-s.

tirana-kukesi

Si për koecidencë, edhe skuadra e Kukësit i është bashkuar kësaj kërkese disa minuta më vonë, duke bërë edhe ajo një kërkesë të ngjashme për të pasur gjyqtar ndërkombëtar. Për klubet nuk ka pasur një përgjigje nga institucioni i futbollit në lidhje me këtë kërkesë, nëse do të ketë pranim të saj apo jo.

+

Megjithatë, në këtë takim do të jenë edhe gjyqtarë pas portave, duke qenë kryendeshja e javës. Nga sa gazeta “Panorama Sport” ka mësuar, ky takim pritet t’i besohet Enea Jorgjit. Megjithatë, kjo gjë e mësuar mes burimeve pranë dy klubeve të këtij takimi, në faqen e federatës, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka qenë njoftuar vetëm emri i delegatit Besnik Çela dhe i vëzhguesit Prek Pjetrushi, por jo i gjyqtarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"