Tirana dhe Dinamo luhet për histori, në derbi do të jenë në fushë… 29 Kupa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2021 | 19:30

Tirana dhe Dinamo luhet për histori, në derbi do të jenë në fushë… 29 Kupa

Përballja e Kupës mes Tiranës dhe Dinamos, përveçse është derbi i kryeqytetit, shikohet edhe si një duel mes dy ekipeve me më shumë trofe të fituar në këtë kompeticion.

dinamo

Tirana është rekordmenia me 16 trofe në Kupë, ndërsa Dinamo e ka fituar 13 herë këtë kompeticion. Mes këtyre dy kryeqytetasve qëndron Partizani me 15 Kupa të Shqipërisë. Kështu që të mërkurën zbresin 29 Kupa të Shqipërisë në “Elbasan Arena”.

Nga vetë numri do të jenë përballë dy nga skuadrat më të titulluara shqiptare, të cilat pritet të dhurojnë spektakël ashtu si dy derbet e luajtura më herë këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"