Tirana dhe Bylis në duel të hekurt, bardheblutë japin njoftimin për biletat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 20:59

Tirana dhe Bylis në duel të hekurt, bardheblutë japin njoftimin për biletat

Tirana po organizon përgatitjet për takimin e parë të këtij viti në kampionatin shqiptar, të cilin e hap në një përballje tepër të vështirë me Bylisin ditën e mërkurë në orën 17:00.

tirana bylis

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi bardheblu njofton tifozët e vet për blerjen e biletave për këtë takim me rëndësi.

Sipas planit, çmimi i një bilete në tribunën A dhe B do të jetë 1 mijë lekë të reja, ndërsa për tribunat e tjera C, D, F dhe G një biletë kushton 300 lekë të reja.
Tifozeria ballshiote do të ulet në tribunën H, ku çmimi për një biletë është po 300 lekë të reja.

Për të gjithë të interesuarit, biletat shiten në biletarinë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, aty ku do të zhvillohet përballja e së mërkurës Tirana-Bylis.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"