Tirana boshatiset në fund të sezonit, dhjetë titullarë pa marrëveshje. Egbo gjithashtu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2020 | 16:08

Tirana boshatiset në fund të sezonit, dhjetë titullarë pa marrëveshje. Egbo gjithashtu…

Tirana po shkon drejt titullit, por ndonëse kampionati është ndalur, më shumë se çështja e Koronavirusit, problem te bardheblutë mbeten kontratat e lojtarëve me klubin. Me hipotezën që kampionati do të luhet në qershor dhe ndoshta korrik, bardheblutë i gjen kjo situatë me më shumë se gjysmën e skuadrës pa marrëveshje. Më saktë janë dhjetë lojtarë që nuk kanë marrëveshje, ndërsa dy të tjerë, Ilion Lika dhe Gentian Muça kanë marrëveshjeve të veçantë me presidentin dhe marrëveshja e tyre varet drejtpërdrejt nga Refik Halili.tiranaa

Pa kontratë – Në skuadër janë dhjetë senator që nuk kanë një kontratë për sezonin e ri. Duke filluar nga Tefik Osmani, Kristi Vangjeli, Erando Karabeci, Agustin Torasa, Uinful Kobina, Edon Hasani, Majkëll Ngo, Idriz Batha, e deri te Erjon Hoxhallari e Albi Doka janë të gjithë në pikëpyetje për sezonin e ri. Mësohet se disa prej lojtarëve me shumë gjasa ose nuk do t’u ofrohet marrëveshje e re ose do të jenë vetë futbollistët që nuk do të pranojnë marrëveshjen. Plani i Tiranës është të mbajë disa nga titullarët e këtij sezoni, mes të cilëve Bathën, Torasën, Kobinanë, Ngonë, Dokën dhe Hoxhallarin, ndërsa pjesa tjetër e ekipit është në pikëpyetje për sezonin e ri.

Argjentinasi Torasa dhe Batha kanë opsion rinovimin, ashtu si edhe me Ngonë. Problem janë Hoxhallari, Doka e Kobina që konsiderohen investime të klubit, ndërsa për të tjetër do të shihet hap pas hapi. Të gjithë lojtarët e mësipërm janë nga më të paguarit dhe rrogat e tyre variojnë nga 3000 deri në 8000 euro.tirana

Pa trajner – Ndonëse Tirana është shumë pranë titullit dhe këtë sezon ka ndërruar tre trajnerë, për sezonin e ri nuk e ka një të tillë në fushë. Marrëveshja mes Emanuel Egbosë dhe Tiranës mbaron në javën e 36-të të kampionatit. Halili dhe Egbo duhet të ndajnë mendjen për sezonin e ardhshëm Në këto kushte, veç titullit që është pothuajse i hipotekuar, drejtuesit e Tiranës, duhet të ndërtojnë skuadrën nga e para. Sigurisht për titullin kampion…

Lojtarët pa kontratë sezonin tjetër

Tefik Osmani

Kristi Vangjeli

Erando Karabeci

Agustin Torasa

Uinful Kobina

Edon Hasani

Idriz Batha

Majkëll Ngo

Erjon Hoxhallari

Albi Doka

Pa kontratë

Emanuel Egbo

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"