Tirana ben “poker” ne miqesoren me Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2014 | 22:49

Tirana ben “poker” ne miqesoren me Dinamon

Tirana para miqesores me DinamonTIRANA – DINAMO 4-0
Golat: Bakaj 12′, Morina 17′, Bushiç 48′, Ndikumana 55′
Formacioni: Frasheri, Kerçiku, Curri, Muça, Idrizaj, Malaj, Karabeci, Ndikumana, Bakaj, Morina, Bushiç; Trajner: G.Magani. (U aktivizuan: Ed.Bakaj, Gavazaj, Kagere, Taku, Pashaj, Peposhi, Hoxhallari, Koreshi, Sorra).

Tirana ka fituar lehtesisht perballe Dinamos ne “Selman Stermasi”. Ndeshja ka nisur me feste per 94 vjetorin e lindjes dhe ka vijuar me atmosfere te nxehte nga tifozet bardheblu te shumte e si gjithmone nen dirigjimin e “Tirona Fanatics”. Kater gola te shenuar, nga dy per cdo pjese dhe ne kete menyre, Tirana ka dhene sinjale te forta se eshte gati per te tentuar rikthimin e titullit kampion ne kryeqytet.
Bardheblute e kane nisur mjaft shpejt ndeshjen me golin e Elis Bakaj ne minuten e 12’ me nje goditje brenda zones. Pese minuta me pas ka dyfishuar Mario Morina. Feste ne shkallet e stadiumit “Selman Stermasi” ku numeroheshin me teper se 1500 tifoze. Bardheblute me pas kane prodhuar nje numer te madh rastesh per shenim por pjesa e pare nuk ka sjelle me teper se dy gola.
Ne pjesen e dyte ka realizuar ne minute e 48’ Busic nga pika e bardhe e penalltise dhe pas tij Ndikumana ne minuten e 55’ ka fiksuar shifrat ne 4-0. Ne vazhdim, Magani i ka dhene hapesira te gjithe futbollisteve ne pankine. Tirana ka fituar miqesoren e fundit dhe eshte larguar nen duartrokitjet e shumta te tifozeve.
Ne kete takim munguan per shkak demtimesh Bulku, Kalari dhe Olaki. Kapiteni bardheblu do te jete i gatshem te henen per tu bashkuar me skuadren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"