Tirana bën detyrën ndaj Korabit. Vendosin golat e Ede dhe Takut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2017 | 16:42

Tirana bën detyrën ndaj Korabit. Vendosin golat e Ede dhe Takut

Tirana ka bërë detyrën në shtëpi përballë Korabit duke fituar me rezultatin 2-0. Në pjesën e parë bardheblutë kanë qenë të pafat ku pavarësisht sulmeve te shumta nuk kanë arritur ta zhbllokojnë takimin. Me fillim e pjesës së dytë, në minutën e 48, Ede ka kaluar Tiranën ne avantazh. 8 minuta më vonë Taku realizon një gol mjaft të bukur nga distanca duke dyfishuar rezultatin. Miqtë nga Dibra u detyruan ta mbyllin takimin me 9 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Jubanit dhe Mziut. Fitorja e sotme e ngjit Tiranën në kuotën 35 pikëve, 3 më shumë se Laçi i vendit të parafundit.

tirana

MINUTE PAS MINUTE

90′ Përfundon sfida Tirana-Korabi 2-0

85′ Taku i vetëm përball portierit shpërdoron një rast të artë për të trefishuar rezultatin pas gabimit në mbrojtje të ekipit dibran.

74′ Pas Jubani, edhe kapiteni Mziu “mbraktis” Korabit duke u ndëshkuar me karton të kuq. Korabi tashmë me 9 lojtarë.

68′ Dominon gjithçka skuadra e Tiranës përball Korabit të dorzuar.

64′ Korabi është i detyruar të luaj me 10 futbollistë. Mesfushori Danjel Jubani është ndëshkuar me karton të kuq për shkak të protestave ndaj arbitrit.

56′ Afrim Taku me një goditje mjeshtrore me të majtë e ka dërguar topin ne trekëndëshin e majtë të portierit Prençi. 2-0 për Tiranën. Goli i 9-t në këtë sezon për Takun.

48′ Kalim i bukur i Gilman Likës nga krahu i majtë, i cili i vetëm përball portierit është treguar  mjaft altruist duke pasur topin për Ede, ky i fundit e ka pasur shumë të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë dhe 1-0 për Tiranën.

taku

45+1′ Përfundon pjesa e parë 0-0

45+1′ Akua provon nga 25 metra grushton portieri Prençi.

45′ Goditje dënimi e Gavazjat por pret Ilion Lika.

43′ Dominin i skuadrës së Tiranës por mungon goli i avantazhit.

35′ Loja është duke u zhvilluar e gjitha në gjysmëfushën e Korabit, por bardhebluve i mungon saktësia para portës.

32′ Mojse ka një mundësi të artë brënda zonës gjuan por jashtë kuadratit.

28’ Sërisht Ede brënda zonës, gjuan fortë, sfera kalon gjithë pasqyrën e portës por pa arritur të devijohet në rrjetë.

25’ Shënon Ede por anulohet goli për pozicion jashtë loje.

17’ Goditje dënimi për Tiranën, gjuan Taku por topi përplaset në murin mbrojtës.

15′ Hoxhallari gjuan nga larg, grushton portieri Prençi.

13’ Tirana kontrollon lojën, duke sulmuar në mënyrë konstante.

11’ Ede i vetëm përball portierit gjuan, por gjuajtja përfundon shumë larg kuadratit.

5’ Ede godet me kokë pas krosimit të Mojse topi kalon fare pranë shtyllës pingule.

3’ Goditje dënimi për Tiranën, godet Hoxhalli por topi përplaset në murin mbrojtës dhe më pas largohet nga mbrojtësit.

1′ Fillon takimi në “Selman Stërmasi”

Tirana – Korabi 2-0
Ede 48′, Taku 56′

Tirana: I. Lika, Doka, Teqja, Turtulli, Hoxhallari, Akua, (Deliaj 81′), G.Lika, (Halili 67′),  Mervejl, Taku, Mojse, Ede, (Cise 74′)
Trajner: Mirel Josa

Korabi: En,Prençi, Shabani, El.Prençi, Kaja, Arifaj, Jubani, Zefi, (Kraja 86′), Gavazaj, (Murrja 75′), Mziu, E. Kaloshi, Hoxhaj, (Çangu 66′)
Trajner: Ermal Nexhipi

KV: Ed.Bakaj 22′ / Zefi 36′, El.Prençi 50′, Kaloshi 55′, Shabani 66′, Mziu 71′ (2v)

KK: Jubani 64′, Mziu 74′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"