Tirana Apelon dënimin e Muçës: Ja ku çalon vendimi i FSHF-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2016 | 16:05

Tirana Apelon dënimin e Muçës: Ja ku çalon vendimi i FSHF-së

Pak ditë pas vendimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së për pezullimin me 12 muaj të futbollistit Gentian Muçka, klubi i Tiranës ka apeluar vendimin duke e quajtur absurd.

Untitled-12Në një njoftim të publikuar pasditen e së premtes, klubi bardheblu thotë se dënimi i mbrojtësit me 1 vit është juridikisht i gabuar dhe kërkon që vendimi të mos politizohet.

Njoftimi i plotë i klubit të Tiranës:

“KF Tirana ka depozituar sot ne Federaten Shqiptare te Futbollit kerkesen per Komisionin e Apelit. Vendimi absurd dhene nga Komisioni i Disiplines dy dite me pare per Gentjan Mucen duhet rishikuar. Vendimi per te denuar per nje vit futbollistin bardheblu eshte absolutisht i gabuar dhe argumentimi i dhene, se Muca ka nxitur urrejtje dhe dhune gjate festes se tij me tifozet, juridikisht eshte i gabuar. KF Tirana ka pergatitur dosjen me argumentat perkates dhe materiale te nevojshme per kete ceshtje te cilat sot i ka depozituar zyrtarisht ne Federaten Shqiptare te Futbollit per Komisionin e Apelit. KF Tirana i kerkon publikisht Komisionit te Apelit te mos politizoje kete ceshtje duke demtuar sportivisht klubin, karrieren e futbollistit Gentjan Muca dhe komunitetin bardheblu qe e ndjen me te drejte veten te persekutuar pas denimeve te dhena se fundmi”,-thuhet në njoftimin e klubit të Tiranës.

Ndërkaq, një video e publikuar në kanalin “Youtobe” pas ndeshjes Tirana-Partizani, shfaqte zv.kapitenin Muçka duke përmendur fjalët “poshtë komunistat, poshtë Beogradi…” para vendas në stadiumin ‘Selman Stërmasi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"