Tirana afron futbollistin e radhës, vjen mbrojtësi bullgar, Martin Kavdanski

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Qershor 29, 2015 | 15:29

Tirana afron futbollistin e radhës, vjen mbrojtësi bullgar, Martin Kavdanski

tiranaSkuadra e Tiranës po fillon të jetë mjaft aktive në merkato duke vazhduar punën për të ndërtuar një ekip cilësor sezonin e ardhshëm

Pas zyrtarizimit të dy ditëve më parë të Gërxhaliut dhe Smajlit, që japin garanci në repartin e mbrojtjes. Po në këtë repart gjatë ditës së sotme u arrit ekordi me një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për një mbrojtësin bullgar Martin Kavdanski i cili ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës gjatë sezonit të kualuar. Lojtari e ka konfirmuar vetë i pari kalimin te bardheblutë duke postuar edhe foton e tij në ambientet e klubit. 28 vjeçari ka një karrierë të pasur ku ka qenë pjesë e ekipeve si Levski Sofia, Metz apo edhe Slavia e Sofies.

 





www.minuta90.com