Tirana 1.3 milionë USD borxhe, ja sa rrezikon klubi nga FIFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2016 | 19:26

Tirana 1.3 milionë USD borxhe, ja sa rrezikon klubi nga FIFA

Tirana është përfolur së fundmi për ulti matumin e parë që FIFA i ka sjellë për detyrimin që ka administrata aktuale e klubit për të paguar Panathinaikosin për një borxh të vjetër.

1240092_1656066317982817_143685382414252626_nJo vetëm kaq, por administrata aktuale e bardhebluve bën me dije se ka trashëguar një borxh prej 1.3 milionë dollarësh.

Në një intervistë të dhënë për “ABC News”, gazetarit Bledar Kuka, drejtori i Tiranës Sajmir Shehri ka shpjeguar situatën ekonomike të klubit që ka përballuar bilancet negative të së shkuarës. “Kemi trashëguar një borxh kolosal prej 1.3 miliardë dollarësh.

Borxh i krijuar nga tetori 2011 kur klubi kaloi në shoqëri aksionare me vendim të Këshillit Bashkiak dhe kur klubi kaloi nën administrimin e plotë të Bashkisë Tiranë”, është shprehur fillimisht Shehri. Më tej, drejtori aktual i administratës bardheblu ka zbardhur edhe borxhet e trashëguara që në total formojnë shifrën e sipërpërmendur.

“Është krijuar si pasojë e mosadministrimit të mirë të klubit, si pasojë e firmosjes së kontratave në mungesë të plotë të dijenisë ligjore.

Borxhe që janë akumuluar për shkak të paaftësisë së ish-administratës”, ka vijuar më tej Shehri.

Shifrat – Pavarësisht të gjithave, administrata aktuale e klubit ka likuiduar pjesën më të madhe të borxhit të deritanishëm, sipas zotit Shehri.

Ai ka bërë me dije edhe shifrat që janë shlyer deri tani. “Na është dashur të paguajmë rreth 200 milionë lekë të vjetër për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve që nuk janë paguar nga ishadministrata.

Gjithashtu, rreth 500 milionë lekë të vjetër është gjyqi i stisur me Metush Seferin, për të cilin ne disponojmë edhe dokumentacione që procesi gjyqësor nuk ka qenë plotësisht i rregullt. Kemi shlyer edhe një pjesë të borxheve me futbollistë si Kameron Heples dhe Xherri Santos që shkojnë në rreth 103 mijë euro.

Kemi shlyer një pjesë të borxhit ndaj Pero Pejiçit. Kemi shlyer me këste edhe rreth 200 milionë lekë të vjetër detyrime të papaguara të energjisë elektrike dhe të ujësjellësit”, deklaron Shehri.

Sipas tij, pagesa për Kastratin është problemi më i madh për momentin që rëndon klubin, por që sipas tij është një gjyq që rëndon padrejtësisht arkat e klubit të Tiranës.

Ka mbetur edhe një pjesë e pagesës së Pejiç, Deliç dhe dy apo tre lojtarëve të tjerë që kanë shuma të vogla për të marrë nga klubi.

Nga një gërmadhë apo banjë publike, e shndërruam ‘Selman Stërmasi’-n në stadium modern, edhe me ndihmën e FSHF-së. Gjithashtu, investuam te kompleksi “Skënder Halili”.

Në një vit, klubi ka ndryshuar shumë me një kosto të paguar nga FK Tirana dhe zoti Halili që është aksionari kryesor”, ka përfunduar Sajmir Shehri.

Përgjigjja për Dervishin- “Doja që ta lija këtë debat, por Dervishi përmendi sërish Tiranën, sepse siç duket aty i dhemb.

Është shprehur që do t’i drejtohet bashkisë nëse do të shembet ‘Qemal Stafa’. Unë po i them që është shumë i hapur t’i drejtohet Bashkisë së Kamzës, pasi mendoj se është i denjë që të luajë Partizani. Apo edhe ajo e Kavajës si dhe shumë bashkive të tjera në Shqipëri…”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"