Timo Verner zbulon sekretin e tij: U bëra kampion prej… karameleve
Në futboll, të gjithë motivohen në mënyra të ndryshme. Ka nga ata që ëndërrojnë të bëhen më i miri në botë, nga ata që duan të thyejnë rekorde dhe ka edhe prej atyre që i motivojnë… karamelet.
Një prej sulmuesve më të rrezikshëm në botë, Timo Verner, është bërë një snajper përpara porte, sepse i kanë pëlqyer gjithnjë ëmbëlsirat. “Në fillim të karrierës sime, kur isha 9 apo 10 vjeç, babai im më blinte karamele apo ëmbëlsira kur luaja mirë, kështu që nisa të mendoja: ‘OK, nëse shënoj 10 gola, do të kem 10 euro’, të cilat më pas do t’i blija karamele.
Ishte një shaka me babanë tim, por në fund më motivoi që të rrisja dëshirën për të shënuar. Dhe sot adhuroj të shënoj”, tregon sulmuesi i Çelsit për “The Independent”.
Dhe sa i përket ambientimit në kampionatin anglez, ishtalenti i Lajpcigut thotë: “Futbolli anglez është shumë i shpejtë, më shumë sesa ai gjerman dhe ka shumë skuadra që luajnë në mënyra të ndryshme”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"