“Tiki-taka ka vdekur, tani ora e stilit bavarez”, Lahm: Skuadrat të kopjojnë Bajernin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2020 | 9:15

“Tiki-taka ka vdekur, tani ora e stilit bavarez”, Lahm: Skuadrat të kopjojnë Bajernin

Filip Lahm ishte i fundit që ngrinte Ligën e Kampioneve në qiell për Bajernin e Mynihut, që përkonte gjithashtu me Tripletën e vitit 2013. 36- vjeçari, i cili vendosi që të tërhiqej shumë shpejt nga futbolli i luajtur, është i bindur se skuadra e Hansi Flikut do të vazhdojë që të grumbullojë shumë suksese në sezonet në vazhdim.
TELEMMGLPICT000129060133_trans_NvBQzQNjv4Bq7frtifUy3nqNfxqpRLKN1R0yTvthOwwFIxl3uoi_HfM
“Ky sukses i radhës nga Bajerni, pas atij të vitit 2013, është një fitore jo vetëm e skuadrës, por mbi të gjitha e stilit bavarez. Rikthimi në identitetin e lojës sonë ishte ajo që bëri diferencën, sepse receta gjermane ka qenë dhe mbetet ndër më të suksesshmet në futboll”.

“TIKI TAKA” VDIQ

Për Filip Lahmin, ideja e lojës së Pep Guardiolës, ose ajo “tiki taka” e famshme që edhe Bajerni i Mynihut provoi ta bënte pas vitit 2013, kur Jup Hejnkes i la vendin pikërisht spanjollit, ka vdekur. Dhe gjermanët duhet të vazhdojnë t’u besojnë tani e në vazhdim principeve të tyre. “Të gjitha skuadrat e mëdha në Europë dhe në botë, dikur fitonin sepse kishin stilin e tyre të lojës: Barcelona, Reali i Madridit, apo Mançester Junajtid kishin një filozofi që i dallonte nga të gjitha të tjerat, por ‘tiki taka’ që të gjithë provuan të imitonin, më pas u konfirmua se ka vdekur.
Bajern Mynih
Bajerni i Mynihut ishte shembulli më i mirë dhe nuk po them vetëm sepse shkatërruan Barcelonën, por sepse duke e lënë mënjanë stilin e Guardiolës që tashmë e kanë kuptuar të gjithë dhe duke u rikthyer që të besojnë te pasioni, forca fizike dhe entuziazmi i grupit, arritën që të bëjnë tripletën. Kur them se ‘tiki taka’ vdiq, këtë e besoj edhe nga futbolli që ka shfaqur së fundmi Liverpuli, PSG-ja, por sidomos Bajerni. Që të tria këto skuadra i kanë besuar idesë se sulmohet dhe mbrohet si skuadër edhe duke rrezikuar gjatë ndeshjes. Apo se mbi të gjitha, të zotërosh 60-70-80 për qind të ndeshjes topin, nuk është se të jep siguri për suksesin. Madje, nëse tani e në vazhdim skuadrat duan të provojnë të fitojnë, bëjnë mirë të kopjojnë stilin bavarez. Bajerni më shumë se kushdo tjetër nuk duhet të lëvizë nga kjo ide loje, sepse vetëm pasi Hansi Flik riktheu vlerat dhe idetë e lojës gjermane, që ushqente në 2013-ën edhe Jup Hejnkes, rigjeti fitoren”, deklaroi për faqet e brendshme të “Sport Bild”, Filip Lahm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"