Tifozja humbet jetën tragjikisht, kapiteni i klubit të Premier Ligës bën gjestin e veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2021 | 15:09

Tifozja humbet jetën tragjikisht, kapiteni i klubit të Premier Ligës bën gjestin e veçantë

Kapiteni Xhek Grealish ka bërë një gjest human, teksa ka dhuruar 2 mijë paund për varrimin e një tifozeje të Aston Vilës, e cila fatkeqsisht humbi jetën në një aksident automobilistik.

Kapiteni

Fansja 18-vjeçare u përplas me makinën e saj Fiat 500 në një pemë, ku edhe ndërroi jetë tragjikisht në vendin e ngjarjes.Mia, e cila ishte një tifoze e skuadrës së Premier Ligës, e kishte shprehur hapur që lojtari i saj i preferuar ishte kapiteni Grealish kështu që shoqja Rosie Fletçer u kërkoi miqve dhe familjes së saj të etiketonin mesfushorin 25-vjeçar në një postim në Instagram.

Pas kësaj, ai u përgjigj me një mesazh ku njoftoi se do të jepte një shumë prej 2,000 paund në faqen e Mia Fund Go Me.

“R.I.P Mia. Duke dërguar ngushëllimet e mia më të thella familjes dhe miqve tuaj.”

Grealish

Kapiteni i Aston Vilës gjithashtu i dërgoi një mesazh personal ngushëllimi vëllait të Mias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"