Tifozi humbi jetën në Kombinatin e Përpunimit të Naftës, ekipi e nderon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2016 | 14:18

Tifozi humbi jetën në Kombinatin e Përpunimit të Naftës, ekipi e nderon

Tragjedia e ndodhur në Kombinatin e Përpunimit të thellë të Naftës në Ballsh të enjten pasdite, ku humbi jetën 40- vjeçari Shkëlqim Muçaj, ka prekur edhe futbollin.

15033802_10154617923192159_899594775_n

Shkëlqim Muçaj njihej jo vetëm si një qytetar i hershëm në qytetin e Ballshit, por edhe si dashamirës i skuadrës së Bylisit, por edhe familje futbolldashëse. Ndaj edhe dje është mbledhur bordi dhe presidenca dhe bashkia e qytetit si dhe aksioneri kryesor i klubit Besnik Kapllanaj që kanë vendosur që para ndeshjes me Sopotin, e cila do të luhet nesër në Ballsh, të mbahet edhe një minutë heshtje në nderim dhe respekt të Muçajt.

15046271_10154617923197159_2014748043_n

Madje, klubi ka bërë edhe një kërkesë me shkrim, të cilën e ka dërguar edhe në FSHF. Klubi ballshiot do të respektojë kështu tifozin, por edhe një prej bashkëqytetarëve të vet, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike dy ditë më parë.

Ndërkohë, skuadra vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Sopotit, ndonëse kushtet atmosferike nuk janë të mira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"