Tifozi e mallkon me vdekjen e fëmijëve, shikoni si reagon Bonuçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2018 | 22:49

Tifozi e mallkon me vdekjen e fëmijëve, shikoni si reagon Bonuçi

Një mesazh i mbërritur në llogarinë e “Instagramit” të mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonuçi, ka acaruar jashtë mase këtë të fundit, i cili nuk është përmbajtur në reagimin e tij. “Vdekshin të dy fëmijët e tu”, ishte mallkimi që Bonuçi mori në “Instagram”, ndërkohë që juventini nuk nguroi t’i kthente përgjigje.

Femijet e Bonucciy

“Ndoshta një ditë do të jetojmë në një botë më të mirë, por për tani shpresoj që të mbaj larg fëmijët e mi nga bota ku po jetojmë. Bota e njerëzve të tillë. Bota e dhunës së gjesteve, fjalëve dhe mendimeve. Tani fshi llogarinë, ndrysho profilin, telefono dikë që të të ngushëllojë, por askush nuk mund të të ndryshojë. Do të mbetesh i neveritshëm”, shkroi Bonuçi në një “Story” në Instagram.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"