Tifozi e kritikon pas ndeshjes, lojtari i Juventusit: Pas 50 vitesh në futboll, ju do më mësoni si të luaj?
Juventusi arriti të shpëtojë nga humbja mbrëmjen e djeshme pasi Atalanta po kryesonte 2-1 deri në minutat e fundit të takimit. Dy penallti të shndërruara në gol nga Kristiano Ronaldo i dhanë një pikë bardhezinjëve dhe evituan humbjen në fushën e tyre.
Dagllas Kosta u fut në pjesën e dytë në lojë por nuk arriti të ndihmontë skuadrën me ndonjë gol apo asist. Kjo ka bërë që një tifoz ta kritikojë në rrjetet sociale. “Pse bën driblime të kota, kur skuadra jote po humbet?, ka qenë kritika e tifozit drejtuar Kostës. Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigjia e brazilianit.
“Pas 50 vitesh në futboll, ju do më mësoni si të luaj?”, ka qenë përgjigjia me ironi e lojtarit të Juventusit.
Questo fa l’elastico all’83’ sull’1-2. Fa l’elastico! @douglascosta IDIOTA!!
— ?⭐️⭐️⭐️ (@IlPattoDelCazzo) July 11, 2020
Dopo 50 anni di calcio vuoi insegnarmi a giocare ????!! — Douglas Costa (@douglascosta) July 11, 2020
PANORAMASPORT.AL