“Tifozëve të Interit nuk iu kushton asgjë të besojnë”, flet Konte: Napoli dhe Juventusi më të fortë se ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 18:38

“Tifozëve të Interit nuk iu kushton asgjë të besojnë”, flet Konte: Napoli dhe Juventusi më të fortë se ne

Interi ka bërë një fillim sezoni shumë të mirë në kampionat, teksa në 7 ndeshje të zhvilluara ka marrë 18 pikë.konte

Sigurisht merita për këtë i kalon absolutisht trajnerit Konte, i cili në pak kohë ka ndërtuar një skuadër kompetitive.

Së fundmi tekniku italian ka dhënë një intervistë ku flet për situatën aktuale: “Unë mendoj se tifozëve të Interit nuk iu kushton asgjë të besojnë. Objektivi është të shikojmë realitetin. Unë e kam thënë që nga fillimi për krahasimin mes Napolit dhe Juventusit, se ata kanë skuadra që luajë bashkë prej vitesh.antonio konte

Hendeku midis nesh ekziston, por ne kemi nisur një rrugë, teksa nëpërmjet punës dhe seriozitetit do të pqrmirësohemi dhe do të jemi konkurrues, për të kënaqur fansat tonë. Nga kjo pikëpamje ne duhet të jemi të guximshëm duke pasur një vizion të qartë për të tashmen. Ne duhet të punojmë por pa e kufizuar veten. Duhet të jemi realist, por edhe të vetëdijshëm se mund të ndryshojmë rrjedhën”, u shpreh tekniku italian

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"