Tifozët u dhunuan nga policia, reagon klubi i Lushnjës: Sino na dëmtoi qëllimisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2018 | 17:57

Tifozët u dhunuan nga policia, reagon klubi i Lushnjës: Sino na dëmtoi qëllimisht

Klubi i Lushnjës ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, për dhunën që i është ushtruar tifozëve lushnjarë në sfidën e sotme ndaj Teutës.

lushnjaa

Ata shkruajnë se gjyqtari ka provokuar tifozerinë padrejtësisht, dhe më pas ata janë shoqëruar në komisariatin e Durrësit. Ja dhe postimi i plotë.

Fund takimi !

KF Teuta – KF Lushnja 2-2 / Canka , Sefa

Një ndeshje që duhet të dilnim me 3 pikë duke parë super ndeshjen që bën çunat. Luajmë bukur dhe pa frikë por gjyqtari Sino që historikisht na ka dëmtuar, sot nuk na la të mernim një fitore që do kishte shum vlera. Një gjyqtar që provokoj tifozerinë tonë që padrejtësisht janë shoqëruar në komisariatin e Durrësit.

Çunat nuk dorzohen dhe do luftojnë edhe me padrejtësit që po na bëhen javë pas jave.

Liri për tifozët sa më shpejtë !! Dhe shpresojmë që ky gjykim skandaloz të mos vijë me direktivat e FSHF-së . Vërtet ne mbështesim Z. Fino në zgjedhjet , por mos e ngatërroni futbollin me inate personale!

FOOORCA LUSHNJA !

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"