Tifozët thirrën emrin e Putin gjatë ndeshjes ndaj ukrainasve, presidenti i Fenerbahçes: Nuk kërkojmë falje, duhet të na e kërkojnë ata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2022 | 19:00

Tifozët thirrën emrin e Putin gjatë ndeshjes ndaj ukrainasve, presidenti i Fenerbahçes: Nuk kërkojmë falje, duhet të na e kërkojnë ata

Ndeshja e Ligës së Kampioneve mes Fenerbahçes dhe Dinamo Kiev është mbyllur me kualifikimin e skuadrës ukrainase në turin e tretë të turneut, por edhe me një ngjarje të shëmtuar pasi tifozët turq nisën të thërritnin në kor emrin e Vladimir Putin. Një ngjarje që ka shtyrë UEFA-n të nisë hetim disiplinor duke paralajmëruar masa ndaj klubit turk.

cxvxcvxcvxcv

Por ndërsa opinioni publik ka dënuar tifozët turq për këtë veprim, presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç, ka bërë të ditur se nuk u vë faj tifozëve të tij dhe se nuk do të kërkojë falje për atë që ndodhi në stadiumin e skuadrës së tij.

“Nuk do t’i kërkojmë falje Ukrainës, pas retorikës pa fund të ambasadorit ukrainas, mendoj se janë ata që duhet të na kërkojnë falje ne. Gjithçka ndodhi 20 a 30 sekonda dhe ishte reagimi ndaj një provokimi. Portieri rezervë i Dinamos, i cili ka luajtur në një ekip rival, bëri një gjest simbolik në lidhje me ish-klubin dhe provokoi tifozët tanë”, theksoi Koç.

Portieri në fjalë është Denis Bojko, i cili ka qenë pjesë e Beshiktashit në vitet 2016-2018.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"