Tifozët sulmojnë Bonuçin: E padrejtë që u kap me Murinjon, ai festoi si “i çmendur” me Milanin kur i shënoi Juves

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 23:20

Tifozët sulmojnë Bonuçin: E padrejtë që u kap me Murinjon, ai festoi si “i çmendur” me Milanin kur i shënoi Juves

Ditën e djeshme skuadra e Mançester Juanjtid arriti të merrte një fitore dramatike me përmbysje përballë skuadrës së Juventusit me rezultatin 1 me 2.

436149_TS_08-11-18_2272431386_

Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i “djajve të kuq” festoi duke i drejtuar veshin tifozerisë bardhezi dhe ky gjest nuk është pëlqyer aspak nga Bonuçi i cili shkoi menjëherë dhe debatoi me të derisa i ndanë të tjerët. Por edhe tifozët e Junajtid e kanë kryqëzuar lojtarin italian teksa i kanë kujtuar festimin e tij kur i shënoi gol Juventusit vitin e kaluar.murinjp

“Bonuçi festoi golin e shënuar me Milan kundër Juventus dhe tani zemërohet me Mourinjon, që u ofenduar gjatë gjithë natës”, ka qenë një nga komentet.

“Bonuçi, një lojtar që la Juventus-in për Milanin dhe festoi golin e shënuar kundër bardhezinjve, po pyet Mourinjon se çfarë po bën”, ka qenë një koment tjetër.

“Është e pabesueshme që Bonuçi acarohet nga gjesti i Mourinjos. I njëjti lojtar që u acaruar nga vërshëllimat e tifozëve të Juventus një vit më parë dhe më pas festoi kur shënoi. Shko në shtëpi, Bonuçi”.- shkruan një tjetër fans.

 





www.minuta90.com