Tifozët s’i ndal as virusi, Shehi kritika Gavazajt dhe Obanorit. Ja pikantet në Skënderbeu-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 14:12

Tifozët s’i ndal as virusi, Shehi kritika Gavazajt dhe Obanorit. Ja pikantet në Skënderbeu-Kukësi

Pas vendimit të dhënë nga qeveria për të shmangur turmat dhe rrjedhimisht përplasjen e Koronavirusit, FSHF-ja mbylli dyert e stadiumeve. Kështu ngjau edhe në Korçë, ndonëse tifozët nuk i janë bindur totalisht urdhrit. Ata qëndruan jashtë impiantit dhe për 90 minuta kanë mbështetur me të madhe ekipin e zemrës.tifozet-korcare-1024x576

– Orges Shehi u rikthye në Korçë. Për të parën herë sfidoi Skënderbeun, ku jo vetëm luajti dhe ishte kapiten, por edhe e drejtoi për gati një sezon. Trajneri i Kukësit ka pasur vizita të shumta dje në pankinë, jo vetëm nga lojtarët e Skënderbeut me të cilët është takuar përzemërsisht, por edhe nga miqtë e vjetër. Një prej tyre ishte edhe Gjergji Muzaka, i cili ka qëndruar gjatë me Shehin.

– Besar Musolli luajti si “Zorro” dje. Ajo frakturë që kishte marrë në hundë, e detyroi që të zbriste në fushë me maskë për të shmangur çfarëdolloj goditjeje që mund t’ia agravonte gjendjen.

– Nuk mungojnë as batutat nga pankina mike në një moment dyluftimi, teksa dëgjohet: “Ia grisi bluzën, nuk kemi as tjetër”.

– Kukësi kishte një pankinë të cunguar dje dhe kjo është e kuptueshme, kur dihet që mungesat i kanë të mëdha. Luajtën pa “bomberin” Vasil Shkurtaj dhe Emiljano Mustën të dëmtuar dhe Olsi Teqjen të pezulluar.

– Ilir Daja vazhdimisht udhëzonte të tijtë në fushë. Gjithmonë mesi i fushës ishte pjesa në të cilën trajneri kërkonte më shumë kujdes. Herë Bruno Ditës, por më së shumti Asion Dajës dhe Agon Elezit i jepte porosi. E megjithatë, edhe kritikat nuk munguan dhe sidomos kur shihte ndonjë vendosje të gabuar.KUK SKE

– Orges Shehi në anën tjetër shoqëronte me britma aksionet e Kukësit. “Etemi! Enisi! Në thellësi”, dëgjohej teksa thërriste me të madhe trajneri i miqve.

– Dy momente loje duket se e kanë nxjerrë nga vetja trajnerin durrsak të Kukësit. Fillimisht kritika me Gavazajn: “Përse kërkon pasim paralel kur ke Maliqin në krahun tënd të lirë dhe mund të tentosh passhpinën? Nuk të kuptoj çfarë të shkon në mendje”. Më pas kapet me Obanor, ndërsa i thotë: “Duhet të zësh pozicionin, nuk mund të shohësh ashtu lojtarin të marrë fundoren. Kap pozicionin, mos rri kot”.

– Një nga pjesëtarët e stafit të Kukësit në dy momente është acaruar me gjyqtarin e katërt fillimisht, për një vonesë të topit në fushë: “A ka mundësi të nxjerrësh topa të tjerë, se po presim një minutë derisa të vijë topi. Vetëm një keni apo çfarë?”

Ll.Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"