Tifozët pushtuan fushën, reagon Policia e Shtetit: 1 i plagosur, ka edhe disa shoqërime në komisariat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2018 | 20:58

Tifozët pushtuan fushën, reagon Policia e Shtetit: 1 i plagosur, ka edhe disa shoqërime në komisariat

Një person ka mbetur i plagosur lehtë gjatë mësymjes në fushë, të disa tifozëve të Tiranës, pas ndeshjes Tirana-Kukësi.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit konfirmuan se, disa tifozë të klubit të Tiranës janë shoqëruar.

policia tifozet e tiranes

“Më datë 06.11.2018, rreth orës 19:50 në përfundim të ndeshjes së zhvilluar midis ekipeve ‘Tirana -Kukësi’ të zhvilluar në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, kanë hyrë në fushë disa tifozë të Tiranës ku një pjesë e tyre janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Gjatë hyrjes së tifozëve në fushë ka mbetur i dëmtuar lehtë një shtetas të cilit i është dhënë ndihma e duhur mjekësore. Po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë”, njoftoi Policia e Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"