Tifozët në Pezë, shiriti i kapitenit bën “xhiro”. Ja pikantet në Partizani B-Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2020 | 18:41

Tifozët në Pezë, shiriti i kapitenit bën “xhiro”. Ja pikantet në Partizani B-Dinamo

 

U luajt ditën e djeshme ndeshja mes Partizanit B dhe Dinamos, në Kategorinë e Parë, e cila u fitua nga blutë me rezultatin 2-1. “Panorama Sport” iu sjell më poshtë pikantet nga ndeshja e ditës së djeshme:

Dinamo

– Në Pezë-Helmës nuk munguan tifozët. Jashtë rrethimit të kompleksit, kishte të pranishëm. Në sy ranë 12 sportdashës të vegjël, që nuk u ndalën për 90 minuta dhe i dhënë bukuri këtij miniderbi.

– Tri herë ka ndryshuar krah shiriti i kapitenit te Partizani B. Pas largimit me karton të kuq të Florjan Peqinit, e mori Odeon Bërdufi. Ky i fundit u zëvendësua në fund dhe iu pasua portierit Aldo Teqja.

– Në të 32-ën minuta një top del në anësore dhe bën që trajneri italian i Dinamos të tregojë aftësitë e tij teknike, teksa e sposton sferën me thembër.

– Dy herë është dëmtuar mbrojtësi dinamovit Xhorxhiano Boçi (në minutat 7 dhe në të 51-ën), por nuk e la ndeshjen, edhe pse kishte dhimbje të forta në shpatull.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"