Tifozët mbesin “thatë”/ Lushnja s’po nis stërvitjen sepse… nuk ka lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2022 | 20:29

Tifozët mbesin “thatë”/ Lushnja s’po nis stërvitjen sepse… nuk ka lojtarë

Kanë mbetur më pak se tetë javë nga fillimi i kampionatit dhe Lushnja nuk ka zbritur ende në fushë për të nisur përgatitjet për sezonin 2022-2023. Në pjesë e lojtarëve të vjetshëm vijojnë stërvitjen në mënyrë individuale, në pritje të fillimit të seancave të organizuara.

Lushnja

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë nga emërimi i Klodian Duros në krye të ekipit, puna ende nuk ka nisur. U fol se do të startonte të hënën, por u anulua. Gjithçka është shtyrë pa afat. Edhe dje pasdite tifozë dhe dashamirës të verdhejeshilëve udhëtuan drejt Plugut.

Kishin shpresa se do të shihnin diçka të re, por në fund dolën “thatë”. Gjithçka ishte në heshtje dhe e keqja është se nuk dihet sa do të zgjasë. Për momentin, ekipi njeh gjashtë largime zyrtare. Xhuliano Reçi është sistemuar te stafi i Korabit. Igli Moqi kaloi tek Orikumi dhe Klajdi Broshka tek Elbasani.

Ndërkohë qëHugo da Silva, Aldo Qoshkudhe Mirjan Hima kanë deklaruar se janë larguar. Portieri Mikel Spaho ka kërkuar tëkalojë trajner i portierëve nëakademinë verdhejeshile, çkado të thotë që as ai nuk ështënë listën e atyre që do të rinovojnë. Në dyshim për të qëndruar janë edhe Flodian Daci, Ledion Xhymerti, Ariton Alillari dhe Xhonatan Lajthia.

Duket se Lushnja po has shumë vështirësi për të ndërtuar skuadrëne sezonit të ri dhe ky është shkaku që nuk po nisin dot stërvitjen.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"