Tifozët kundër Zhuniorit, lezhjanët zaptojnë tribunën. Ja pikantet e ndeshjes Vllaznia-Besëlidhja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 20:03

Tifozët kundër Zhuniorit, lezhjanët zaptojnë tribunën. Ja pikantet e ndeshjes Vllaznia-Besëlidhja

Është shoqëruar me momente interesante ndeshja e djeshme në Shkodër mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes, mes të cilave disa nga më pikantet ua sjell “Panorama Sport”:

vllaznia beselidhja

Masa të forta anti-Covid-19 në stadiumin “Loro Boriçi”. Drejtues të policisë kanë kërkuar nga at pak të pranishëm në tribunën qendrore që të respektohej distanca sociale. Vendi i caktuar në tribunën VIP për ekipin mik ishte mbipopulluar nga përfaqësuesit e tij, duke mos respektuar masat. Nuk ndodhi kështu me shkodranët, të cilët kanë respektuar rregullat.

Efrmov e Sherri ndryshuan fanellat, ndoshta për të kërkuar më shumë shans për këtë takim. Maqedonasi është shfaqur me fanellën me numër 1, që përgjatë gjithë sezonit e ka mbajtur Sherri.

14 minuta lojë dhe Plori i kërkon llogari gjyqtarit Alla për një faull të akorduar në favor të Vllaznisë.

Entuziazëm në shkallët e stadiumit, por më shumë në stol, pas golit të parë të shënuar nga Kruja e po ashtu edhe te goli i dytë i shënuar nga Marku.

Sërish nuk kanë munguar kritikat e atyre pak tifozëve të pranishëm në shkallët e “Loro Boriçit” ndaj brazilianit të sulmit të Vllaznisë, Silvio Zhunior.

Nuk munguan duatrokitjet për mesfushorin Sidorenko në momentin e ndërrimit në minutën e 60-të, duke i dhënë një sinjal edhe teknikut Dedja se nuk ishte ai lojtari që duhej të linte fushën.

Vazhdon debati mes teknikut Plori dhe gjyqtarit Alla edhe në të 68-ën. Lojtarët e Vllaznisë kanë kërkuar të shfrytëzojnë edhe pak kohë më tepër pas shënimit të golit të tretë. Ata janë ndalur për afro 90 sekonda për të konsumuar ujë për t’u freskuar.

Entuziazëm në dhomën e zhveshjes së ekipit të Vllaznisë pas përfundimit të takimit. Lojtarët kanë shfryrë ngarkesën emocionale që ishte akumuluar përgjatë gjithë këtyre ditëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"