Tifozët kroatë pranojnë gabimin e arbitrit: Goli i Skënderbeut nuk duhej anuluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2017 | 11:15

Tifozët kroatë pranojnë gabimin e arbitrit: Goli i Skënderbeut nuk duhej anuluar

Liridon Latifi arriti të shënonte një gol në minutën e 10, por që u anulua për pozicion jashtë loje nga arbitri anësor. Portali “vecernji.hr” ka zhvilluar një sondazh online me lexuesit e tij, duke shtruar pyetjen nëse goli i Skënderbeut ishte i rregullt, apo duhej anuluar.

goli i anuluar1

Ajo që habit është përgjigjja e tifozëve kroatë, të cilët mendojnë se korçarët janë penalizuar pa të drejtë. Kështu 31.25 prej tyre janë të mendimit se goli duhej anuluar, pasi ishte i parregullt. Ndërsa 66.96 për qind janë të mendimit se gjyqtari ka gabuar dhe goli duhej quajtur i rregullt.

goli i anuluar

Ndërsa një përqindje shumë e vogël, ose thënë në përqindje, 1.79 e tyre kanë deklaruar se është shumë e vështirë për t’u thënë një vendim i saktë. Në rast se goli do të ishte quajtur i rregullt, atëherë ndeshja mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë.

sondazhi i golit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"