Tifozët krijojnë polemika me koret në miqësoren e luksit: Të gjithë gjermanët janë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2022 | 20:23

Tifozët krijojnë polemika me koret në miqësoren e luksit: Të gjithë gjermanët janë…

Ditën e martë, Holanda dhe Gjermania janë përballur në takimin e tyre miqësor të përfunduar me rezultatin 1-1. Pavarësisht natyrës së takimit tifozët holandez nuk ishin aspak miqësor kundrejt kundërshtarëve të tyre gjë që u pa dhe nga koret e tyre drejtuar gjermanëve me thirrjet: “Të gjithë gjermanët janë homoseksualë”.

61298628_401

Ka qenë vetë Federata Holandeze e cila ka reaguar në lidhje me situatën me anë të një komunikate zyrtare duke shprehur keqardhje për situatën dhe dënuar veprimin e tifozëve të tyre.

“Gjatë ndeshjes Holandë-Gjermani, thirrje me natyrë homofobe nga ana e tifozëve tanë mund të dëgjoheshin disa herë. Ne duam që të gjithë të ndihen të mirëpritur në futboll. Ekipi dhe Federata shpreh veten me një fushatë kundër diskriminimit dhe disa herë në vit ne i shprehim vëmendje specifike komunitetit LGBT dhe pranimit të tyre.

Thirrjet e dëgjuara mbrëmjen e djeshme ishin të pakta për shkak të ndërhyrjes së stjuardëve, por mbeten ende të dhimbshme. Përjashtimet nuk i përkasin asaj çfarë një feste futbolli duhet të jetë. Është viti 2022 ne duhet të jemi më të mirë dhe larg këtyre veprimeve”, ka përmbyllur komunikatën Federata Holandeze.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"