Tifozët kërkojnë bileta për duelin ndaj Italisë. Kaos “online” dhe me biletaritë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2017 | 9:55

Tifozët kërkojnë bileta për duelin ndaj Italisë. Kaos “online” dhe me biletaritë

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018” përballë dy skuadrave kampione bote, Italia dhe Spanja. Interesimi për sfidën ndaj “axurrëve” pritet që të jetë maksimal, lidhur me traditën e tifozëve shqiptarë që kanë mbështetur të kaltrit.

Itali - Shqiperi miq ne stadium

Në këto kushte, duket se Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur të paraprijë për biletat. Nëse në ndeshjet e kaluara, shitja ka filluar disa javë më parë, madje edhe me fushata të ndryshme reklamuese dhe strategji marketingu për të tërhequr sportdashësit (kundër Lihtenshtejnit), këtë herë po përdoren të gjitha manovrat për të penguar shitjen e lirë të biletave.

basha memushaj verrati italia shqiperi

Momentalisht, për të siguruar mundësinë e ndjekjes së sfidës Shqipëri-Itali nga shkallët e stadiumit, biletën mund ta sigurosh vetëm në faqen “on line”. Mirëpo, në këtë të fundit, sektorë të shumtë të stadiumit nuk janë në dispozicion të sportdashësve. Bllokimi i një numri të caktuar biletash nga vetë institucioni, krijon paqartësi te sportdashësit, pasi vetë sistemi nuk jep informacione të mjaftueshme kur nuk të lejon rezervimin e një bilete, kryesisht në sektorët e tribunës qendrore dhe asaj VIP.

biletat

Biletaritë

Gjithmonë, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një shpërndarje të biletave për ndeshje ndërkombëtare, në biletaritë pranë stadiumit “Elbasan Arena”, në biletarinë pranë stadiumit “Loro Boriçi”, si dhe në dyqanin zyrtar të FSHF-së në Tiranë. Mirëpo, për këtë përballje, që do të luhet më 9 tetor në Shkodër, ende nuk ka nisur shitja e biletave në biletari, si dhe nuk ka asnjë informacion se kur do të startojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"