Tifozët kërkesë Ndrecës: Ktheni Mamurrasin, ishte i vetmi argëtim që kishim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 15:50

Tifozët kërkesë Ndrecës: Ktheni Mamurrasin, ishte i vetmi argëtim që kishim

Tifozët e Mamurrasit, pasi janë njohur me vendimin e presidentit Ded Ndreca për shkrirjen e ekipit, janë ndierë shumë keq dhe kërkojnë rishikimin e këtij vendimi.

Mamurras2

Përfaqësues të tifozërisë janë takuar dje me presidentin Ndreca. “Ju ishit ideatori i ngritjes së klubit që në dy raste ishte pranë ngjitjes në Superiore. Nuk mund të mos kemi më të vetmin argëtim që na shoqëronte çdo javë. Rishikoje vendimin dhe mos e shkri skuadrën”, i kanë kërkuar tifozët Ndrecës.

Mamurras

Por, presidenti ka qenë i prerë. “Nuk mund të vazhdonim më me këto gjykime. Jam konsultuar edhe me stafin dhe kemi arritur në këtë vendim. Më vjen shumë keq, por nuk ka kthim mbrapa”, u ka thënë Ndreca.

ded ndreca

Ahmet Zani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"