Tifozët italianë në stadiume, ministri Spadafora: Duhet të presim deri në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 22:47

Tifozët italianë në stadiume, ministri Spadafora: Duhet të presim deri në…

Ministri italian i Sportit Vinçenco Spadafora deklaroi në Napoli se për hapjen e stadiumeve për një pjesë të tifozëve duhet të pritet për periudhën e gjysmës së dytë të korrikut.
spadafora
Zyrtari i lartë i qeverisë italiane bëri me dije se duhet parë ecuria e koronavirusit në vend për të vendosur nëse do të lejohen një pjesë e tifozëve italianë të ndjekin takimet në stadiume.

“Duhet të presim në gjysmën e dytë të korrikut për të kuptuar ecurinë e ecurisë së epidemosë. Do të shikojmë se çfarë mund të vendosim. Mendoj se tifozët tashmë janë të gëzuar që kampionati ka rinisur dhe po luhet”, deklaroi ministri Spadafora.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"