Tifozët grekë zgjedhin dy shqiptarë si më të mirët, Beqaj lë pas Strakoshën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2020 | 0:12

Tifozët grekë zgjedhin dy shqiptarë si më të mirët, Beqaj lë pas Strakoshën

Ish-portieri i Kombëtares, Arjan Beqaj, ka luajtur në vitet 2003-2006 me klubin e njohur grek, Ionikos të Athinës. Klubi i famshëm i Superligës greke ka humbur tashmë shkëlqimin, teksa prej vitesh militon në kategoritë e ulëta (aktualisht në Ligën e Tretë), por tifozët e skuadrës që përfaqëson lagjen “Niqea” të kryeqytetit grek nuk e harrojnë Beqajn.

Arjan Beqaj

Në një sondazh që ka bërë klubi në faqen zyrtare në “Facebook” për portierin më të mirë të 20 viteve të fundit, 75% e votuesve kanë nominuar emrin e Beqajt. Kësisoj, kosovari është shpallur fitues i këtij sondazhi. Por, interesant është fakti se në vend të dytë tifozët grekë kanë votuar një tjetër shqiptar, pikërisht legjendën Foto Strakosha. Ish-portieri i Kombëtares ka luajtur për Ionikosin në vitet 1999-2000.

GOLAT

Pas golit të portierit të Beneventos, Alberto Brinjolit, ndaj Milanit në sekondat e fundit, në orët e fundit po shfletohen faqet e historisë për numrat 1 që kanë pasur fatin e shënimit të një goli. Në këtë kategori, ku të privilegjuarit nuk janë të shumtë, edhe Shqipëria ka protagonistin e saj dhe ai është edhe Arjan Beqaj. Ish-portieri i Kombëtares shqiptare e ka provuar shijen e një goli në aksion, në sezonin e largët 2001-2002 kur ai ishte pjesë e OFI-t të Kretës.foto strakosha

Në një ndeshje ndaj Panileiakos ishullorët po humbisnin 1-2. Në amullinë e lojtarëve në zonë, Beqaj kërceu më lart se të gjithë dhe shënoi një gol të paharruar me kokë që u dha të tijve një pikë të vyer në minutën e 90-të, duke e shndërruar shqiptarin në hero, në një tokë të vështirë si ajo greke. Ky ishte goli i parë i një portieri në aksion në historinë e futbollit elitar grek.

HYT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"