Tifozët e Vllaznisë paralajmërojnë: Nëse shohim tolerim apo hile, na keni në fushë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2017 | 18:34

Tifozët e Vllaznisë paralajmërojnë: Nëse shohim tolerim apo hile, na keni në fushë!

Nëse llogaritë e kampionatit shkojnë ashtu siç parashikojnë thuajse të gjithë, ndeshja e javës së ardhshme mes Vllaznisë dhe Tiranës në “Loro Boriçi” do të përcaktojë emrin e skuadrës se cila do të ndjekë Korabin në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm.

Tifozët shkodranë kanë bërë të qartë se duan të shohin futboll të pastër dhe me një postim në rrjetet sociale, grupimi “Vllaznit Ultras” ka paralajmëruar se do të ketë pasoja nëse ndokush mendon të bëjë ndonjë rreng të pakëndshëm në fushë.

ultras vllaznit

“E kena tregu këtë kampionat qe kena ekip ma të mirë. Ata s’kanë asnjë futbollist. Thjesht duhet me dhan maksimumin, FITORJA ASHT E JONA!

Nese shofim tolerime, ose hile nga Arbitri ka me pas pasoja, fusha asht pa rrethim”, ishte paralajmërimi më se i qartë i grupimit të tifozëve shkodranë të cilët janë të gatshëm të bëjnë vetëgjyqësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"