Tifozët e stjuartët kthehen në stadium, administratori Idrizi pritet ta zgjidhë qesen para Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 15:08

Tifozët e stjuartët kthehen në stadium, administratori Idrizi pritet ta zgjidhë qesen para Tiranës

Flamurtari do të hapë sot dyert për tifozët, pasi e mbylli stadiumin në ndeshjen e kaluar. Ama ende nuk ka një zgjidhje. Burime pranë klubit bëjnë me dije se zgjidhja do të jetë e njëjtë si deri tani. Do të rikthehet policia private, ndërsa Policia e Shtetit nuk ka pranuar ta marrë përsipër ndeshjen.

Flamurtari tifozet

Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë dhe si do të bëhet zgjidhja e çështjes së tifozëve, sepse nga Sinan Idrizi pritet gjithçka. Fakt është që nëse tifozët kthehen në stadium, kjo do të thotë se situata është pak e dyshimtë në ndryshim nga një javë më parë, kur me Laçin u luajt pa tifozë dhe stadiumi iu kyç përkrahësve kuqezinj.

PARALAJMËRIMI – Administratori Sinan Idrizi ditë më parë kishte paralajmëruar stafin teknik dhe lojtarët për masa. Kreu i klubit u ka thënë se do të ketë largime, pasi nuk e toleron më një situatë të tillë me humbje të njëpasnjëshme. “Mblidhni mendtë e kokës të gjithë! Nuk na bëni dot për budallenj. Po shkelni fanellën.

Nuk toleroj më. Do të ketë masa. Stafi teknik dhe lojtarët të mbajnë përgjegjësitë. Unë kam përgjegjësitë e mia, por ju më shumë në këto kushte. Do të ketë largime në radhët tuaja. Unë nuk toleroj më, nuk mund të mbaj një përgjegjësi të tillë. Nuk ka më vend për ultimatume, ka mbaruar çdo gjë. Do të ketë masa drastike deri në largime”, ka kërcënuar Idrizi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"