Tifozët e skuadrës së Kategorisë së Parë kundër lojtarëve: Mos u jepni rrogat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2020 | 14:29

Tifozët e skuadrës së Kategorisë së Parë kundër lojtarëve: Mos u jepni rrogat

Pas humbjes me Egnatian, trajneri Stavri Nica dha dorëheqjen nga drejtimi i Erzenit. Ai nuk mundi të fuste ekipin shijakas në shina, ndërkohë që tifozët e Erzenit i kanë dalë në mbrojtje trajnerit durrsak dhe akuzojnë lojtarët e ekipit për krizën. 

erzenii

“Një trajner si Stavri Nica është luks për çdo ekip me pretendime. Ai kërkon punë, seriozitet dhe disiplinë, që ky kontingjent nuk e ka dhe normalisht nuk i është përgjigjur, duke mos u angazhuar në ndeshjet e fundit për të arritur qëllimin e largimit të trajnerit. Besojmë se sanksionet do të jenë të ashpra. Rrogat të mos jepen, por edhe të gjobiten për mosangazhim në stërvitje. Sezonin e ardhshëm, do të dëshironim një ekip 100% të ri, me lojtarë larg këtyre emrave që po njollosin veten dhe Erzenin”, shkruajnë tifozët shijakas në faqen e tyre.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"