Tifozët e quajnë hero! Piloti i Formula 1 filmohet duke pastruar baltën në qytetet e goditura nga përmbytja në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 19:47

Tifozët e quajnë hero! Piloti i Formula 1 filmohet duke pastruar baltën në qytetet e goditura nga përmbytja në Itali

Çmimi i Madh i Emilia Romanja në Itali është anuluar si pasojë e përmbytjeve të shumta në këtë rajon. Por jo të gjithë pilotët dhe skuadrat janë larguar nga Italia për të përgatitur garën e radhës.

sdfsdfsdfsdfsd

Ndërsa disa skuadra e pilotë kanë filluar të mbledhur fonde për zona e përmbytura, piloti japonez Juki Tsunoda ka përveshur mëngët dhe ka zbritur në terren, me kuptimin e plotë të fjalës.

Piloti i Alfa Tauri është fotografuar në një nga qytetet e pushtuara nga balta e lumenjve që kanë dalë nga shtrati, teksa ndihmonte në pastrimin e saj. Japonezi 23-vjeçar dhe pjesëtarët e tjerë të ekipit të tij, kanë ndihmuar banorët duke larguar baltën dhe uji nga rruga me fshesa në duar.

Qendra e Alfa Tauri është në Firence, një nga qytetet e goditura nga përmbytjet dhe Tsunoda ka menduar se kjo ishe mënyra më e mirë për të bërë diferencën ashtu siç duhet. Ai kishte bërë thirrje për ndihma te ndjekësit e tij në rrjete sociale, por fakti që ka dalë në rrugë duke pastruar baltën, e ka kthyer atë menjëherë në një hero jo vetëm për ndjekësit e Formula 1.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"