Tifozët e PSG-së nuk durojnë më, “sulmojnë” 3 yjet e ekipit: Ju nuk keni personalitet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 0:20

Bota FB Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

Tifozët e PSG-së nuk durojnë më, “sulmojnë” 3 yjet e ekipit: Ju nuk keni personalitet…

Situata te PSG-ja nuk është aspak e mirë, aq më tepër edhe pas asaj humbje me Dortmundin në Ligën e Kampionëve, ku loja e ekipit francez nuk kënaqi aspak, duke ditur se nga të gjithë kërkohet fitorja e këtij kompeticioni.o98nf9o_psg-team-celebrates-sep-2018-afp_625x300_15_September_18

Tifozët parisien të pakënaqur nga skuadra e tyre, kanë shpalosur një banderolë në ndeshjen e djeshme ndaj Bordo, e fituar nga PSG-ja me rezultatin 4-3. Tifozët kanë “sulmuar” tre nga lojtarët më të mirë të ekipit, siç janë Tiago Silva, Kilian Mbape dhe Nejmar.

Në drejtim të këtyre lojtarëve ka pasur një banderolë ku shkruhej: “Ju nuk keni personalitetin e duhur, për këtë ekip”. Pikërisht thuhet se të 3 këta futbollistë në merkaton e verës do të largohen nga ekipi francez, me destinacionet që nuk dihen ende.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com